Lëvizje të shumta të lojtarëve shqiptarë në Greqi

0
SHPËRNDAJE

Kanë qenë ditë të ngarkuara këto të fundit edhe në merkaton e shqiptarëve në futbollin grek teksa shumë lojtarë kanë ndërruar ekipe. Damian Gjini i Panionios (futbollist që ka luajtuar disa ndeshje me Kombëtaren tonë U-19) është huazuar te Kallithea për një vit.

Gjithashtu edhe Kristi Qose (anëtar i rregullt i ekipeve tona Kombëtare, madje me një ndeshje në ekipin tonë A) është huazuar te Panserraikos ndërsa portieri Ilia Melka ka kaluar nga Anagennisi Karditsa po te Panserraikos por si lojtar i lirë.

Edhe Jorgo Meksi është huazuar nga Panionios te Ilisiakos ndërsa Oresti Menka ka firmosur për Doxa Drama. Erind Prifti ka kaluar te Chania ndërsa Fiorin Durmishaj është rikthyer te Panionios nga huazimi që bëri te Kallithea sezonin e shkuar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.