Lewandowski thyen rekordin e mbajtur nga Arben Nuhiu për 16 vjet

0
SHPËRNDAJE

leva_ok

Robert Lewandowski me pesë golat e shënuar brenda vetëm nëntë minutave ndaj Wolfsburgut,  ka arritur të thyejë rekordin që mbahej prej 16 vitesh, të futbollistit shqiptar, Arben Nuhiu.

Ish futbollisti i KF Shkupit në sezonin 1999/2000 me fanellën e skuadrës belge të Beverenit brenda vetëm 13 minutave arriti të shënonte katër gola.

“Ishte një natë e paharruar për mua. Ishte ndeshja kundër Vesterlos, të cilën e fituam me rezultatin 4-0 . Atë që bëri mbrëmë Lewandowski vështirë se mund ta përsëris dikush në një kohë aq të shkurtër ndërsa sa i përket rekordit timn doshta edhe do  mundet”, deklaroi për infOSport.mk, Arben Nuhiu.

Rekordin e golave të shënuar brenda një kohë të shkurtër kohore, Arben Nuhiu e realizoi më 8 dhjetor të vitit 1999 kundër Vesterlos duke i mundur i vetëm këta të fundit me katër golat e shënuar në minutat 70, 73, 79 dhe 83.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.