Lewis Hamilton “pole position” në Silverstone, zhgënjen Ferrari

0
SHPËRNDAJE
Loading...

hamilton-ne-angli-653x420Lewis Hamilton me Mercedes siguroi sot “pole position” në pistën e Silverstone, të vlefshme për garën e Çmimit të Madh të Britanisë, që zhvillohet nesër (ora 14:00). Një paraqitje e mirë e pilotit britanik, që në shtëpinë e tij dhe para tifozëve që e mbështetën gjatë gjithë kohës, dha kohën më të shpejtë në përfundim të provave zyrtare, 1’29”287. Në vendin e dytë u rendit shoku i skuadrës Nico Rosberg, në një duel “kokë më kokë” mes dy pilotëve që kryesojnë renditjen botërore të Formula 1. Ndërsa i treti doli Max Verstappen me Red Bull, që la pas shokun e skuadrës Daniel Ricciardo. Nga provat zyrtare sot ne Silverstone Kjo është hera e katërt për Hamilton që arrin “pole” në pistën e Silverstone, duke qenë i pakapshëm nga rivalët, gati gjysmë sekondi më i shpejtë edhe se Rosberg në pistë. Zhgënjejnë dy makinat Ferrari, që humbasin duelin jo vetëm me Mercedes, por edhe me ato Red Bull. Kimi Raikkonen zuri vendin e pestë, duke lënë pas Sebastian Vettel, në të gjashtin, por që do ta nisë garën nga vendi i 11-të, pasi ndërroi kambion dhe humbet 5 pozicione. Nga vendi i shtatë në të dhjetin u renditën Bottas, Hulkenberg, Sainz e Alonso. Provat u zhvilluan në kushte të mira edhe pse u përfol për reshje shiu. Në përfundim të sesionit të parë të provave zyrtare, përveç Ericsson, që nuk mori pjesë pas aksidentit të paradites, u eliminuan edhe Button, Palmer, Haryanto, Wehrelin dhe Nasr, që nuk arritën të hyjnë mes 16 më të mirëve. Koha më e shpejtë në këtë sesion ishte e Nico Rosberg. Ndërsa në përfundim të sesionit të dytë, i thanë “lamtumirë” sfidës për “pole position” pilotët Perez, Massa, Grosjean, Gutierrez, Kvyat dhe Magnussen. Ndërsa kohën më të shpejtë në këtë sesion e dha Hamilton me Mercedes.
/Telesport.al

S'KA KOMENTE

Comments are closed.