Liçensimet, dy skuadra të Superiores rrezikojnë

0
SHPËRNDAJE

SHULKU-658x370Një histori që nuk ndryshon prej disa vitesh. Si cdo verë para sezonit të ri, janë jo të pakta vonesat apo problemet me licensimet e klubeve për sezonin e ri. E njëjta gjë po ndodh dhe aktualisht, Sektori i Licensimit ka nisur punën me një grup të posacëm por Sekretari i Përgjithshëm i FSHF Ilir Shulku bën të ditur se ka probleme në të gjitha kategoritë duke paralajmëruar masa drastike.

“Kemi hasur disa probleme nga të gjitha Kategoritë. Sektori i licensimit po i ndjek me vëmendje, ju ka dërguar klubeve afatet që duhet të respektojnë dhe nëse nuk i respektojnë këto kritere të rëndësishme, që janë pjesë jo vetëm e rregullores sonë por dhe detyrim nga Uefa, atëherë do të ketë masa drastike pasi nuk do të lejohen të marrin pjesë në kampionat”.

Mjaft interesante problematika që rrezikon dy klube të Kategorisë Superiore, edhe pse Shulku nuk bën të ditur se për cilat skuadra bëhet fjalë konkretisht.

“Një nga problemet e dy klubeve të Kategorisë Superiore është mosshlyerja e detyrimeve ndaj lojtarëve dhe trajnerëve që kanë fituar gjyqet me ta në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve. Ne ju kemi dhënë disa afate dhe duhet të gjejnë mënyrën e përbashkët për shlyerjen e tyre me këste ose me marrëveshje pasi nëse nuk plotësojnë këtë këresë do të ketë masa deri në përjashtimin nga kampionati”.

Falë zhvillimeve të viteve të fundit, infrastruktura nuk përbën më një problem për Kategorinë Superiore, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Kategoritë Inferiore .

“Infrastruktura e 10 skuadrave në Superiore është pothuajse e mbyllur, kemi disa probleme në Kategorinë e Parë ku klubet përkatëse janë duke bërë disa investime dhe ju janë lënë afatet, nëse nuk i përmbushin do të përjashtohen nga gara. Po e njëjta gjë ndodh dhe në Kategorinë e Dytë.”

Shulku bën të ditur se një ndër kushtet për gjitha klubet e Kategorisë Superiore dhe të Katëgorisë së Parë është se duhet të kenë detyrimisht ekipe të moshave 19 dhe 17-vjecare. Apelet e zyrtarëve të FSHF për licensimet nuk kanë munguar në vitet pararadhësë edhe pse nuk ka pasur përjashtime por këtë herë Shulku siguron do të jetë ndryshe.

“Sektorit të licensimit i janë vënë disa kushte që do të plotësohen në mënyrë rigoroze. Të gjitha klubet që do të kenë mospërmbushje dokumentash apo prbleme me infrastrukturën do të përjashtohen nga kampionati”.

/Supersport.al

S'KA KOMENTE

Comments are closed.