Lici: “Cungu si Don Kishot, është i stresuar”

0
SHPËRNDAJE

Çështja e përplasjes në distancë mes Armando Cungut dhe Astrit Hafizit vijon të mbetet e “nxehtë”, teksa në të janë përfshirë edhe të tjerë emra.

Këtë rradhë është ish-futbollisti i Vllaznisë dhe i Kombëtares, Suad Lici, që ka folur në lidhje me akuzat që trajneri aktual i Vllaznisë ka bërë kundër ish trajnerit të Kombëtares, Hafizi.

Në një prononcim për “Panorama Sport”, Lici, ka dalë kundër Cungut duke i quajtur akuzat e tij të pavërteta, por edhe duke e krahasuar këtë të fundit me personazhin e famshëm, Don Kishoti, që luftonte me mullinjtë e erës:

Armando Cungu
Armando Cungu

Cungu duket se është shumë i stresuar. E kam shok dhe mik, por e kam parë që nuk është mirë.

Që pas mbarimit të sezonit, ai njëherë lufton me Bashkinë, pastaj me zyrtarët me kollare dhe tani me Astrit Hafizin.

Të mos harroj edhe debatet me Starovën.Kam luajtur në kombëtare dhe nuk është e vërtetë që na kanë kërkuar lekë.

Mendoj se Cungu po lufton me mullinjtë e erës. Ai duhet të ketë shumë halle ose probleme financiare, pasi duket se ka shumë presion mbi shpatulla. Akuzat e tij janë personale”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.