Ligue 1 “e varfër” në gola

0
SHPËRNDAJE

Sot është luajtur java e dytë e kampionatit francez të futbollit gjatë të cilës janë regjistruar 11 gola në 6 ndeshje të shënuara. Kampionati francez konfirmohet edhe njëherë si një kampionat pa shumë cilësi pasi mesatarja e golave të shënuar gjatë ditës së sotme ishte prej 1.83 golave për ndeshje. Ndeshja kryesore ishte ajo midis Saint Etienne dhe Bordeaux e cila u mbyll me rezultatin 1-1, me miqtë që barazuan vetëm në minutat shtesë të takimit. Angers – Nantes u mbyll në barazim pa gola ndërsa Caen fitoi minimalisht 1-0 me Toulouse.

ligue1

Nënkampionët e Francës, Olympique Lyon fituan në transfertë 0-1 kundër Guingamp ku debutuan edhe blerjet e reja Rafael dhe Valbuena. Rennes i Lenjanit arriti të fitonte me rezultatin 1-0 kundër Montpellier, ndërsa ndeshja tjetër midis Troyes dhe Nice u mbyll me plot 6 gola në një barazim 3-3. Vendasit arritën të përmbysnin disavantazhin e 2 golave edhe pse luajtën për më shumë se 1 ore me dhjetë lojtarë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.