Ligue 1/ Humbet Lyon, Monaco barazon me Toulouse

0
SHPËRNDAJE

lyonJava e tretë e Ligue 1 ka pasur surpriza pasi nënkampionët e Francës Olympique Lyon janë mposhtur në shtëpi nga Rennes me rezultatin 1-2 duke konfirmuar momentin jo të mirë. Monaco, rivali tjetër i PSG nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 me Toulouse. Vendasit e Toulouse kaluan të parët në avantazh në pjesën e parë por Monaco arriti të barazonte në minutën e 65’. Këto dy rezultate të Lyon dhe Monaco i lejojnë PSG të jetë i vetëm në krye dhe të fillojë shkëputjen që në javën e tretë të Ligue 1. Në takimet e tjera Reims u mund nga Nantes pas një goli të Ermir Lenjanit ndërkohë që Caen u mund nga Nice me rezultatin 2-1 duke pësuar humbjen e parë pas dy fitoreve në dy ndeshjet e para. Ndërkohë Bastia ka arritur të fitojë bindshëm 3-0 me Guingamp, ndërsa Angers fiton në transfertë 0-2 ndaj GFC Ajaccio.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.