Ligue 1/ Marseille mundet nga Angers, Monaco barazon me Giungamp

0
SHPËRNDAJE

angersMarseille konfirmon ecurinë negative në këtë kampionat dhe ditën e sotme është mundur 1-2 nga të sapongjiturit në Ligue 1 të Angers. Marsejezët u gjendën në disavantazh të dyfishtë dhe vetëm në fund të takimit arritën të ngushtonin diferencën me anë të një 11-metërshi të Batshuayi. Guingamp dhe Monaco kanë regjistruar një rezultat spektakolar 3-3 duke argëtuar tifozët e pranishëm në stadium. Montpellier triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Lorient ndërsa Nice mposhti bindshëm 1-4 Saint Etienne, rezultat ky që I lejon PSG të shkëputet i vetëm në krye të tabelës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.