Lika: Tifozët, motivim për ne!

0
SHPËRNDAJE
Loading...

HASAN LIKAHasan Lika shpreson tek një kualifikim ndeshjen e sotme me Austrinë e Vjenës, teksa pohon se ka menduar edhe për penalltitë. “Sigurisht që jemi përgatitur nga të gjitha anët edhe pse duam ta zgjidhim kualifikimin në 90 minuta. Penalltitë janë një mundësi, ndaj kemi menduar edhe për ato në këtë përballje. Ne do të luajmë për t’u kualifikuar në 90 minuta dhe kam besim se do ta zgjidhim në favorin tonë këtë ndeshje”, u shpreh fillimisht Lika.
Latifi – Fukui – “Mendoj se Latifi jo vetëm djathtas por edhe majtas ka luajtur dhe ka bërë paraqitje shumë të mirë. Për ne ka luajtur mirë si Latifi dhe Fukui, por në një ndeshje ndryshojnë krahët e lojtarëve. Gjithsesi, mendoj se aktivizimi si i Latifit dhe Fukuit ishte në nivelet qe kërkonim dhe besoj se ashtu do jenë edhe në këtë ndeshje”, vijoi më tej Hasan Lika.
Shanset & Premio – “Duke qenë në fushën tonë shanset janë më të mëdha se të atyre, por ato luhen brenda fushës. Duhet të jemi optimistë dhe të kujdesshëm në lojën që do të bëjmë. Duke pasur parasysh pikat e forta të kundërshtarit dhe anët pozitive të ndeshjes së kaluar mendoj se do bëjmë më mirë në këtë përballje. Në çdo ndeshje duam ta kalojmë me sukses dhe në varësi të kundërshtarit duhet të luajmë ndeshjen tonë, siç jemi mësuar të luajmë ne. Premio? Premio ka qenë motivuese gjithnjë”.
Tifozët – “Nuk kemi pse i druhemi dështimit, por duhet të luajmë një futboll të mirë dhe është pozitive përkrahja e tifozëve në të gjitha momentet dhe ato i japin kurajo skuadrës për ndeshjen. Rezultati? Të gjithë duam të kualifikohemi”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.