Lila dhe Janina vijojnë fitoret, “ngec” Paoku i Kaçes

0
SHPËRNDAJE

Andi Lila
Andi Lila

Legjionarët/ Pas Janina e Andi Lilës vijon të shkëlqejë në Greqi teksa ditën e sotme ka arritur të marrë një tjetër fitore në kampionat. Ekipi ku luan mbrojtësi i Kombëtares mposhti 0-1 në transfertë Skoda Xanthi, duke hedhur një hap tjetër të madh drejt luftës për një vend në play-off Andi Lila ka qenë në fushë për 90 minuta duke zhvilluar një ndeshje perfekte. Fatin e ndeshjes e vendosi një gol i Tsoukalas në minutën e 46′, teksa Lila u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 73′. Me këtë fitore skuadra e Janinës është vetëm 2 pikë larg nga zona e play-off.

Ergys Kaçe
Ergys Kaçe

Ndërkoh Paoku i Ergys Kaçes është ndalur në një barazim pa gola në sfidën kundër Platanias. Ndeshja që përfundoi në shifrat 0-0 ishte e luftuar nga të dyja skuadrat, teksa në fushë ishte edhe mesfushori i Kombëtares kuqezi. Kaçe u zëvëndësua në minutën e 63′ duke i lënë vendin sulmuesit Pelkas. Pas këtij barazimi, Paok mban vendin e 5-të me 45 pikë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.