Lila i jep fitoren PAS

0
SHPËRNDAJE

andi-lila-sh-euml-non-supergol-dhe-mund-ka-ccedil-en-video_hd

Një fitore të pastër ka arritur PAS Giannina me rezultin 2-0 ndaj Panaitolikos duke ju afruar papritur zonës së kupave europiane. E veçanta e ndeshjes se sotme ka qenë se goli i parë për ekipin vendas ka ardhur pikërisht nga lojtari i Kombëtares sonë Andi Lila.

Lila e ka nisur si titullar sfidën e sotme duke u dalluar me lojën e tij në mesin e fushës. Por kur ndeshja kishte ngecur në një barazim pa gola është pikërisht Lila që gjen golin e parë të sfidës në minutën e 73’.

Dyfishimi i Janinës vjen në fundin e sfidës me Akostën duke i dhënë një fitore me vlera skuadrës së futbollistit të kombëtares që tani duket i rikthyer në një pikë të rëndësishme të saj.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.