Lila: Jam gati të qaj…

0
SHPËRNDAJE


Një nga lojtarët kuqezinj, që ka reaguar në kohë reale, para të tjerëve, në lidhje me largimin e De Biazit nga kombëtarja, ka qenë Andi Lila. Futbollisti kavajas e ka përcjellë përjetimin e tij përmes disa rreshtave në faqen e vet në Facebook. Aty shkruan: “Mister, sapo e lexova sms dhe nuk më vjen turp të them që më vjen për të qarë. Nuk më kanë pëlqyer asnjëherë ndarjet! Të falënderoj shumë për gjithçka ke bërë për mua, më ke ndihmuar të rritem si njeri dhe si lojtar! Realizuat ëndrrën më të madhe të fëmijërisë time, të luaja në Europian dhe të nderoja vendin tim. Do të jesh gjithmonë në zemrën time. Me shumë dashuri, Andi Lila!”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.