Lila: Nuk dua t’ja di nëse më dënojnë, i shërbej Kombëtares së Shqipërisë

0
SHPËRNDAJE

Lila3-636x330Gazeta greke “Athens Voice” ka shkruar për futbollistin shqiptar të PAS Janinës, Andi Lila rreth gjestit të bërë në stadiumin “Karaiskaki” të Pireut ku i shënoi Olympiakosit, duke theksuar kokëfortësinë e lojtarit kuqezi edhe pas “ngjarjes” që trazoi sportin grek fundjavën e kaluar.

“Nuk dua t’ja di. Do ta bëj (shqiponjën) sa herë të shënoj. Bëra simbolin e flamurit të vendit tim. Kaq,” – thotë Lila pasi është vënë nën shënjestër të kritikave të tifozëve të Olympiakos por edhe të mediave greke.

“Çdo herë që shënoj bëj shqiponjën, edhe në Itali e kam bërë e tani në Greqi. Nuk dua të sulmoj fansët kundërshtarë. Atyre ndoshta ju duk si Shqipëria e Madhe. Nuk dua t’ja di fare. Do ta bëj prapë, sa herë të shënoj. Nuk e di se çfarë do të vendosë klubi por e shoh që paska shqetësime, por nuk kam bërë asgjë të gabuar”.

“Unë jam profesionist dhe nuk i ngatërroj politikën me sportin,’ – vazhdon Lila. “Nuk kam punë me simbolet greke, kështu që edhe ata ta kuptojnë se vetëm formoj simbolet e mia shqiptare. Nuk kam folur me trajnerin por kam lexuar komente të tij. E di që do të takohen në një mbledhje për mua por unë nuk do të marr pjesë sepse s’kam pse. Unë bëra punën time si lojtar dhe shënova kur mu dha rasti. Pastaj bëra një festim normal, flamurin e vendit tim. Jam lojtar i Kombëtares së Shqipërisë dhe i shërbej asaj”.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.