Lila: Nuk jemi shumë të lumtur, çështja e videos në Greqi është bërë problem

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Andi Lila pranon se situata e tij te PAS Giannina është komplikuar pas videos së postuar në rrjetet sociale ku shfaqej ai duke bërë humor me priftërinjtë grekë. Mesfushori i përfaqësueses së Shqipërisë, i cili ndoqi nga stoli ndeshjen e sotme, tregoi për SuperSport se nesër do të takohej me klubin rreth kësaj çështje, ndërsa insiston se pavarësisht polemikave të fundit, brenda grupit të Kombëtares nuk ka përçarje.

“Faktikisht vijmë pas dy humbjesh rradhazi dhe normalisht nuk jemi të lumtur. Duke parë ndeshjet që kemi luajtur, jemi ekip me personalitet. Pjesa e dytë sot e tregoi që e meritonim jo të barazonim, por të fitonim. Ishte ndeshje pozitive për mendimin tim, të vazhdojmë me këtë ritëm që të bëjmë lojëra të mira që të bëjmë rezultat”.

“Gjendja e skuadrës për mendimin tim është shumë e mirë, në dhomat e zhveshjeve ka harmoni të jashtëzakonshme. Nuk ka asnjë lloj problemi. Jo të gjitha gjërat po shkojnë si në Francë. Ne jemi grup që duhet të jemi bashkë: futbollistë, gazetarë, tifozë, që të arrijmë nivelet që ishim në Europian se ishim bashkë.

Dëgjohen gjëra të ndryshme për përçarje, por përçarje nuk ka fare. Jemi të gjithë shokë dhe me djemtë nuk ka problem. Mos të presim të gjithë si ndeshjet në Europian se ai ka strategji tjetër, por arritëm ato nivele se ishim të bashkuar. Shpresoj që të jemi të bashkuar të gjithë komponentët dhe të ecim përpara”.

“Çështja e videos te PAS Giannina është bërë problem. Nesër kemi takim me skuadrën dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë. Për momentin nuk kam shumë informacion”,-mbylli prononcimin e tij, mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Andi Lila. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.