Lila: Shqiponja për të treguar se dua vendin tim. Kasami e mbron

0
SHPËRNDAJE

Lila3-636x330
Andi Lila pas golit ndaj Olympiakos

Nuk na pëlqen fakti që nuk përfaqëson Shqipërinë por ja që e tregoi veten në momentin e duhur. Pajtim Kasami ishte dje i vetmi lojtar i Olympiakos që i ndenjti afër dhe e mori në mbrojtje Andi Lilën e sulmuar nga histeria e tifozëve vendas pas gjestit me shqiponjë, nga lojtari i Kombëtares sonë pasi shënoi golin për PAS Giannina. Vetë Lila u shpreh për Supersport:

Lila_Kasami
Lila dhe Pajtim Kasami

“Është një gjest që e bëj gjithmonë sa herë që shënoj dhe nuk shoh ndonjë problem. E dua vendin tim, flamurin tim dhe simbolin që na përfaqëson dhe do ta bëj sa herë të më jepet rasti. Dëgjova dhe se klubi i Janinës do të mblidhet për të vendosur, por sinqerisht nuk di se çfarë të them. Unë e bëra, sepse e dua vendin tim”. Ndërkaq, i pyetur nëse ndihet i shqetësuar për një dënim të mundshëm nga Pas Janina, ai u shpreh me të qeshur se “jo, nuk jam i shqetësuar”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.