Lioni kalon Olimpikun e Marsejës

0
SHPËRNDAJE

Ligue 1/ Fitore me aromë europiane për Lionin në klasiken e Francës kundër Olimpikut të Marsejës. Ekipi i Bruno Génésio kaloi 3-1 miqtë e Rudi Garcias, duke konfirmuar momentin pozitiv që po kalojnë në kampionat. 37 pikë dhe vendi i katërt janë një siguri më shumë për Lionin që tashmë mund të synojë për një biletë në zonën Champions pasi sezoni mbetet ende i gjatë. Ish-i Valbuena ishte njeriu që zhbllokoi sfidën në minutën e 43-të.

Lacazette realizoi edhe golin e dytë në minutën e 61 duke e bërë më të vështirë sfidën për Marseille. Doria ngushtoi diferencën në minutën 66 me një gol që dha sinjale jete për skuadrën bardhekaltër, por ishte sërish Lacazette që mbylli llogaritë 15 minuta nga fundi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.