Lippi dhe Maradona “përplasen” për Juven

0
SHPËRNDAJE

Lippi_AND_9475-900x444
Marcello Lippi

Ndersa Diego Armando Maradona, dikur lojtar i Napolit, nuk ngurroi te perqeshe titullin e sapoarritur matematikisht nga Juve, vjen menjehere kunderpergjigja e ish-trajnerit bardh ezi, Marcello Lippi.

“Allegri eshte trajneri me i mire italian. Ky eshte trofeu i te gjitheve, sidomos e shoqerise qe ka nje mentalitet per tu pasur zili. Juve nuk ka nje lojtar te vetem qe ben 30 gola si Higuain por nje kolektiv te tere qe punon mire. Ky eshte trofe i merituar, me heronj historike si Buffon; Dybala me kujton Sivorin, Morata eshte rritur shume ndersa edhe Mandzukic ka bere nje sezon fenomenal,” – tha Lippi.

Me pare Maradona shprehej me ironi se Juve gjuan 2 here ne porte dhe shenon kater gola njeheresh pasi dihet…ka njerezit e vet ne Federate dhe keshtu qe lojtaret e Juves sillen si te jene vete gjyqtare te takimeve kur luajne bardhezinjte.

“Kane fituar se kane prapanica te medha. Nuk qahem por them nje te vertete qe e di e gjithe Italia. A mund te bente me teper Napoli? Mendoj se Sarri nuk kishte stol te forte sic e kishte Allegri te Juve. Me aq sa kishte ne dispozicion, Napoli ka bere me teper se Juve, ka luajtur me bukur. Juve fiton pa sforcim, shenojne te gjithe atje por prape se prape me duhet ta pranoj se kane nje grup te mire dhe nje trajner te zotin,” u shpreh Maradona.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.