Lippi pranë kthimit në Kombëtare

0
SHPËRNDAJE
Loading...

shutterstock_137863103
Marcello Lippi

Italiani 68 vjecar Marcello Lippi, është pranë stolit të Kombëtares së Belgjikës pas largimit të Marc Wilmots që u shkarkua pas paraqitjes së dobët në Euro 2016. Belgjika u eliminua në cerekfinale nga Uellsi ndërkohë që cilësohej si kandidate për të fituar turneun.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja belge Dernie’re Heure, duke e cilësuar ish-fituesin e Kupës së Botës me Italinë në 2006, si lëvizjen e duhur për të udhëhequr Kombëtaren e mbushur me talente të Belgjikës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.