Liria e Prizrenit prezanton edhe dy përforcime nga Superiorja

0
SHPËRNDAJE

Liria vazhdon të përforcohet, sepse sot ka prezantuar edhe dy emra të rinj, të dy në Superioren shqiptare sezonin e shkuar.

Klubi nga Prizreni ka arritur që ditë më parë të kryejë procedurat lidhur me kontratat e futbollistëve David Domgjoni e Alush Gavazaj.

Gavazaj ka shkuar te Liria si lojtar i lirë nga Peshkopia, ndërsa Domgjoni është huazuar nga Tirana deri në përfundim të sezonit 2017-18.

‘Shpresojmë që me përvojën e fituar në kampionatin shqiptar të ndihmojmë Lirinë , në arritjen e objektivave’, ka thënë Domgjoni për faqen e klubit.

Ndërkaq, Gavazaj, me përvojë të konsiderueshme në Shqipëri (ka luajtur me Tiranën, Bylisin, Tërbunin dhe Korabin) shprehet optimist për aventurën e tij  të re,  në vendlindje. “Besoj që me punën që po bëjmë, si dhe me përvojën e arritur në Shqipëri, të ndihmoj Lirinë në fitimin e trofeve’.

Trajneri Bledi Shkëmbi thotë: “I njoh që të dy nga klubet shqiptare, por ata duhet të punojnë shumë për të kapur rastin dhe për të treguar sa vlejnë”.
Që të dy futbollistët janë të licencuar dhe kan të drejtë loje ndaj Prishtinës, të shtunën në Drenas.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.