Lista e Skënderbeut/ A do të marre leje Olainka te babai?

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Ekipi i Skënderbeut ka bërë ndryshime përsa i përket listës së lojtarëve që do të marrin pjesë në ndeshjen ndaj Dinamo Zagreb, të vlefshme për play-off të Champions League. Ekipi korçar ka nxjerrë nga kjo listë dy lojtarë, dhe i ka zëvëndësuar me dy të tjerë. Emri i parë i përjashtuar nga kjo listë është ai i mbrojtësit Tefik Osmani, i cili është i dëmtuar. Gjithashtu jashtë listës së Championsit ka mbetur edhe mesfushori Bujar Shabani, i cili nuk ka gjetur hapësira në mesfushën e kampionëve.

Emrat që i zëvëndësojnë janë ato të portierit Troshupa, i afruar pak ditë më parë tek Skënderbeu, dhe çudia më e madhe ëshë emri i sulmuesit Piter Olainka, i cili vazhdon të luajë “kukamfshehti” me ekipin bardhekuq. Ende nuk dihet nëse sulmuesi do të marrë leje nga babai i tij, pavarësisht se stafi i Skënderbeut e ka futur në listë.

Ja lista e plotë e Skënderbeut. Lojtarët me shenjë të kuqe janë lënë jasht skuadrës
image
image
image

S'KA KOMENTE

Comments are closed.