Lista me dy standarte e trajnerit De Biasi

0
SHPËRNDAJE

Shqipëria është përpara një miqësore ndaj Austrisë. Lista e trajnerit Gianni De Biasi, është shoqëruar me polemika të forta, sidomos pas mosgrumbullimit të Alban Mehas. Por ajo që bie në sy është kontradiksioni i trajnerit në deklaratat e tij.

debiasiDukaKur De Biasi kritikohet apo pyetet për Mehan deklaron se merr në kombëtare lojtarë që kanë dhënë kontribut në elimenatore, por padashur të përmendim emra, në listë ka disa lojtarë që se kanë shkelur asnjëherë zyrtarisht barin e fushës në një ndeshje eliminatore.

gianni-de-biasi-ka-gjak-shqiptari-ja-faktet_hdNdërkohë që një tjetër pyetje që i drejtohet shpesh De Biasit është mosgrumbullimi i lojtarëve të kampionatit shqiptar. Drejtori i Partizanit Dritan Dervishi, ngriti një polemik ndaj trajnerit për mungesë vëmendje ndaj lojtarëve të kampionatit shqiptar. Ndërkohë që De Biasi sërish është përgjigjur se ai e ndjek këtë kampionat me vëmendje, madje i shikon ndeshjet edhe ritrasmetim.

Duhet pyetur një herë Salihi mos është transformuar në transparent në kohët e fundit, sepse të shohësh nga 2-3 herë ndeshjet tona dhe mos të dallosh Salihin, në aspektin figurativ duhet të ftojmë trajnerin për një vizitë tek okulisti, sepse shikon “qimen” tek Meha apo Salihi, por nuk shikon “trahun” tek disa lojtarë të tjerë…

mehaMbase nuk është ky momenti i duhur për këtë kritikë. Po krahas dashurisë për De Biasin, për atë çfarë ka bërë për kombëtaren tonë të futbollit, në një kualifikim historik, ndonjëherë i duhet vendosur një pasqyrë përpara fytyrës për t’i rikujtuar se mbetet një krijesë njerëzore, e cila mund të gabojë.De BiasiPor gjithashtu i duhet bërë e ditur ndonjëherë De Biasit se inatet personale të tij s’pinë shumë ujë në kombëtaren tonë dhe se lënia jashtë e lojtarëve kualitativë forcon padyshim karakterin e tij personal, autoritetin përpara skuadrës, por në krahun tjetër dobësojnë forcën e skuadrës. Pasi të mos qasësh Mehan apo Salihin, nuk është njësoj si të hash inat me ndonjë zëdhënëse për shtyp që thjeshtë do të ndryshojë pak mungesën e bukurisë përkrah De Biasit gjatë konferencave për shtyp.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.