Liverpool bie në fund, Sevilla barazim në Ukrainë

0
SHPËRNDAJE

imageEuropa League/ Villareal ka bërë një hap të madh për të kaluar në finalen Europa League teksa ka mposhtur skuadrën e Liverpool në gjysëmfinalen e parë me rezultatin 1-0. Ka qenë një gol shumë i vonë nga Adrian, i cili shënoi në minutën e 92′ për t’i dhënë fitoren vendasve që shkojnë me një avantazh minimal në ndeshjen e kthimit.

Ndërkohë të kuqtë e Klopp zhvilluan një super ndeshje teksa kishin rastet e tyre për shënim, por Moreno në rastin më të pastër u tregua egoist duke humbur golin që mund t’i dërgonte në finale. Tashmë gjithçka do të vendoset në “Anfield Road” pas një jave.

imageNdërkohë ndeshja tjetër mes Shakhtar dhe Sevillas u mbyll me rezultatin 2-2. Një sfidë e hapur mes dy skuadrave që luftojnë për një vend në finale. Spanjollët kaluan të parët në avantazh me anë të Vitolos në minutën e 6′, por vendasit përmbysën gjithçka brënda pjesës së parë falë golave të Marlos dhe Stepanenkos.

Ndërkohë ndeshja u vulos me golin e Gameiros në minutën e 73′, i cili shndërroi në gol një 11 metërsh duke e mbyllur sfidën me rezultatin 2-2. Tashmë çdo gjë mbetet e hapur për ndeshjen  e kthimit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.