Liverpool eleminon Manchesterin, shqiptarët jashtë Europa League

0
SHPËRNDAJE

Europa League/ Liverpool ka arritur të kualifikohet për në çerekfinalet e Europa League pas barazimit të marrë në fushën e Manchester United. Pas ndeshjes së parë që u mbyll me rezultatin 2-0, në ndeshjen e kthimit rezultati ishte 1-1 duke kualifikuar kështu ekipin e Klopp për më tej. Martial fitoi dhe ekzekutoi saktë një 11 metërsh në minutën e 32′, por në minutën  45′ Coutinho me një perlë të vërtetë barazoi shifrat që nuk ndryshuan deri në fund. imageNdërkohë Baseli i Xhakës dhe Alijit u mposht keq në transfertën e Sevillas me rezultatin 3-0. Skuadra zviceriani eleminohet nga ky kompeticion, teksa në fushë mbrëmjen e sotme ishte vetëm Taulant Xhaka. Edhe Besnik Hasi është eleminuar me Anderlecht nga Europa League. Belgët e drejtuar nga trajneri shqiptar u mposhtën në fushën e tyre nga Shakhtar edhe në ndeshjen e kthimit që përfundoi me rezultatin 0-1. Borussia Dortmund tregoi edhe njëherë forcën e saj teksa pas fitores 3-0 në ndeshjen e parë, e mposhti Tottenham edhe në fushën e tyre me rezultatin 1-2. Ndërkohë Braga eleminoi Fenerbahcen pas fitores 4-2 në një ndeshje që pati plot 3 kartona të kuq.

Rezultatet e Europa Leagueimage

8 çerekfinalistet e Europa Leagueimage

S'KA KOMENTE

Comments are closed.