Liverpool fiton në fund, bie United(video)

0
SHPËRNDAJE

klop

Sot në fushë për të mbyllur javën e 29të të Premier Ligë kanë zbritur dy të mëdhenjtë që në këtë sezon nuk po ngjiten në nivel e historisë së tyre.

Liverpool dhe Manchester United arrijnë rezultate të ndryshme në ndeshjet e tyre dhe distanca mes tyre në klasifikim është vetëm tre pikë.

Crystal Palace 1-2 Liverpool

Të kuqtë e Jurgen Klopp arrijnë një fitore epike në transfertë ndaj Crystal Palace. Pas një pjese të barabartë pa gola në një sfidë që po dukej e balancuar.

Ndërkohë pjesa e dytë nis menjëherë me gol për vendasit të shënuar nga Ledli që në minutën e 3’ të fraksionit të dytë. Në vazhdim ndeshja komplikohet edhe më tepër në minutën e 62’ kur Milner dëshkohet me kartonin e dytë të verdhë. Por pikërisht këtu nis ringritja e Liverpool pasi vetëm 10’ minuta më prapa është braziliani Firmino që barazon sfidën. Por drithërimat nuk do të mbyllen këtu kur në të gjashtën minutë shtesë Benteke nga pika e bardhë i jep një fitore të rëndësishme miqve.

albion

WBA 1-0 Manchester United

Manchester United nuk arrin dot të përfitoj për t’ia afruar më tepër zonës Champions. Ndeshja do të vendosej që në pjesën e parë kur spanjolli Mata brenda vetëm tre minutash ndëshkohet dy herë me kartonin e verdhë. Për 64’ minuta skuadra e United detyrohet të luaj me një futbollist. WBA gjen golin në minutën e 66’ me venezuelianin Rondon duke u vendosur në një zonë të qetë të klasifikimit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.