Liverpool i pandalshëm, shkatërron Evertonin në derbi (Video)

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Premier League/ Liverpool duket në rrugën e duhur nën drejtimin e Jurgen Klopp. Të kuqtë shkatërruan me rezultatin 4-0 rivalët e qytetit, Everton, në “Anfield Road” në një takim të dominuar totalisht nga kjo skuadër. Pjesa e parë filloi e fortë, por pjesa e parë do të mbyllej me shifrat 2-0. Origi në minutën e 43′ dhe më pas Sakho në minutën e 47′ të pjesës së parë treguan se Liverpool kishte vendosur diktatin. imageNdërkohë pjesa e dytë filloi me një lajm të keq për ekipin e Klopp pasi Origi detyrohet të lërë fushën e lojës i dëmtuar dhe në vendin e tij futet Sturridge. Sulmuesi anglez gjen menjëherë golin teksa në minutën e 61′ i dërgon shifrat në 3-0, teksa ka qenë Coutinho ai që vulosi fatin e këtij takimi me golin e tij në minutën e 76′ me një goditje nga jashtë zone. Tashmë ekipi i Klopp rifutet në luftë për vendin e pestë, teksa ka 5 pikë më pak se Manchester United, që mposhti 2-0 ekipin e Crystal Palace, por me të kuqtë që kanë një ndeshje më shumë për të luajtur.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.