Liverpool kërkon “bomberin” argjentinas

0
SHPËRNDAJE

Premier League/ Jurgen Klopp i ka idetë e qarta se nëse do të rikthejë Liverpool në majat e futbollit i duhet të afrojë më ekip lojtarë me peshë. Mesa duket trajneri gjerman e ka vënë në zbatim këtë projekt, teksa gjithnjë e më shumë po përflitet për një interes që Liverpool ka shfaqur për Gonzalo Higuain.

Gonzalo Higuain me fanellën e Napolit
Gonzalo Higuain me fanellën e Napolit

Sulmuesi argjentinas i cili aktualisht është me Kombëtaren e tij në Kupën e Amerikës mbylli një sezon fantastik tek Napoli ku shënoi 36 gola. Klopp ka qenë i pranishëm mbrëmjen e djeshme në ndeshjen Argjentinë – Kili për të parë nga afër Higuainin, i cili me shumë gjasa pritet të transferohet në Premier League sezonin e ardhshëm.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.