Liverpool mposht Stoken, Coutinho e nis me “magji” (Video)

0
SHPËRNDAJE
Loading...

imagePremier League/ E ka nisur me fitore aventurën në sezonin e ri Liverpool, dhe për këtë gjë ka menduar i përhershmi Coutinho. Të kuqtë e Brendan Rodgers arritën të mposhtin ekipin e Stoke City në “Britannia Stadium”, ku vendimtar ishte goli i brazilianit. Ka qënë një ndeshje mjaft e fortë dhe e luftuar nga të dyja ekipet, dhe me fare pak raste shënimi.

imageTeksa po mendohej se ndeshja do të përfundonte në barazim të bardhë pa gola, ka ardhur edhe “perla” e Philipe Coutinhos, i cili në minutën e 86′ shënon një super gol nga distanca që i jep 3 pikët e para Liverpool, dhe që i jep hakmarrjen “The Reds” pas asaj humbje të rëndë që pësuan pikërisht përballë Stokes sezonin e kaluar.
http://youtu.be/ejK6d1yw5BY

I pranishëm për të parë këtë ndeshje ka qënë edhe mesfushori i Interit, Xherdan Shaqiri. Mesfushori nga Kosova prej kohësh ka qënë një objektiv i “The Potters”, por tashmë duket se negociatat po avancojnë. Shaqiri ka ndjekur nga tribuna humbjen e parë të Stokes, dhe pas kësaj lind pyetja. A do të pranojë Shaqiri të transferohet tek Stoke pas humbjes?

S'KA KOMENTE

Comments are closed.