Liverpool një hap larg Benteke

0
SHPËRNDAJE

Premier League/ Pas largimit te Raheem Sterling drejt Manchester City, Liverpool është hedhur në sulm për të afruar në skuadër një tjetër sulmues cilësor për të zëvëndësuar ate. Me paratë e përfituara nga shitja e Sterling, “The Reds” kanë ende mundësi të operojnë në merkato. Objektivi më i fundit është sulmuesi i Aston Villës, Christian Benteke.
image
Trajneri Rodgers e ka shprehur prej kohësh interesin e tij për belgun 24 vjeçar. Duket se të dy ekipet angleze janë fare pranë një marrëveshje, e cila arrin në shifrat e 46 mln eurove. Orët në vijim do të jenë vendimtare për fatin e sulmuesit, por disa media prestigjoze në Angli e kanë bërë fakt të kryer kalimin e Benteke tek Liverpool.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.