Liverpool thellon krizën e Arsenalit, e nxjerr jashtë Champions League

0
SHPËRNDAJE

Liverpool i ka shkaktuar Arsenalit humbjen e tretë në katër ndeshjet e fundit, duke mundur “topçinjtë” me rezultatin 3-1 për ta nxjerrë skuadrën e trajnerit Arsene Wenger jashtë zonës së Ligës së Kampioneve.

Edhe të kuqtë po kalonin vetë një periudhë shumë delikate, ku alternonin paraqitje të mira me zhgënjime të pabesueshme dhe u nevojitej një rezultat i mirë për ta cilësuar veten jashtë krizës. Por si zakonisht, ndaj të mëdhenjve Liverpool tregon më të mirën dhe ashtu bëri edhe sot, ndaj Arsenalit, të cilit i shënoi që në minutën e 9′ me Firmino.

Londinezët reaguan në kërkim të barazimit, por u goditën nga Mane në fundin e pjesës së parë, duke bërë gjithçka më të vështirë. Në pjesën e dytë, Wenger hodhi në fushë Sanchez, të cilin e kishte mbajtur për çudinë e të gjithëve në pankinë dhe loja e skuadrës së tij ndryshoi plotësisht aq sa nuk u deshën shumë minuta që të vinte edhe goli i Welbeck i cili shkurtoi diferencën dhe rihapi ndeshjen.

Liverpool ishte në një ditë të mirë dhe jo vetëm bllokoi iniciativat e Arsenalit por edhe rrezikoi disa herë të shënonte golin e tretë derisa e gjeti me Wijnaldum për të vulosur fitoren 3-1. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU