Llullaku: Duhej të fitonim, por nuk përfundon këtu…

0
SHPËRNDAJE
Loading...

azdren-llullakuSulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Azdren Llullaku, pas ndeshjes me Izraelin, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetares Vilma Masha, u shpreh se Kombëtarja dhe lojtarët e saj nuk duhet të dorëzohen, pasi ka akoma shumë pikë në lojë, por theksoi se sot ata duhet të fitonin.

“E filluam mirë, por pas penalltisë ishte shumë e vështirë. Në pjesën e dytë nuk e kuptova se çfarë ndodhi. Pasi doli Berisha nga loja nuk kishim më se çfarë të bënim. Duhej të fitonim por nuk përfundon këtu. Ka ende shumë pikë në lojë dhe duhet të mendojmë për të marrë maksimumin. Objektivi jonë nuk ndryshon”,-mbylli prononcimin e tij, sulmuesi i Shqipërisë, Azdren Llullaku. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.