Llullaku: Kishim nevojë për një rezultat pozitiv, krijuam lojë por u ndëshkuam

0
SHPËRNDAJE

Mesfushori i avancuar i Kombëtares shqiptare, Azdren Llullaku, në prononcimin e tij pas ndeshjes për “SuperSport”, u shpreh i kënaqur me lojën e shfaqur nga kuqezinjtë ndaj Bosnjës, duke thënë se humbja erdhi nga dy gola të pësuar në dy rastet e vetme që kundërshtarët krijuan. Ai gjithashtu tha se kishte keqardhje që nuk luajti ndaj Italisë, por i respekton zgjedhjet e trajnerit Gianni De Biasi.

“Kishim nevojë për një rezultat pozitiv për atmosferë duke parë momentin që po kalojmë. Megjithatë topin e mbajtëm ne shumicën e kohës dhe krijuam lojë, kurse Bosnjë-Hercegovina me dy raste na ndëshkoi dy herë. Këto janë gjëra që ndodhin në futboll, por ne jemi të kënaqur dhe duhet të vazhdojmë kështu.”

“Për atë që dhamë në fushë, mendoj se duhej ta fitonim. Megjithatë nuk patëm shanse të pastra afër portës dhe këtë pjesë duhet ta përmirësojmë në të ardhmen.”

“Kisha shumë dëshirë të luaja kundër Italisë sepse aty jam rritur, por është zgjedhje e trajnerit De Biasi dhe duhet respektuar. Unë kam mundësi të përmirësohem dhe t’i tregoj se duhet të luaj në të ardhmen. Nëse do kem më shumë hapësira, në rregull, nëse jo, atëheë do të thotë që nuk e meritoj të luaj”,-mbylli prononcimin e tij, mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Azdren Llullaku. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.