Loew: Franca ka disa pika të dobëta, Gjermania rikuperon Shvajnin

0
SHPËRNDAJE

gjermania
Me kualifikimin historik përballë Italisë tashmë të hipotekuar, Gjermania kërkon ti shkojë deri në fund aventurës në Francë. “Panzerat” e trajnerit Loew po projektojnë një tjetër pushim, barrikada e parafundit është pikërisht vendi organizator, një kundërshtarë i preferuar për Kampionët e Botës. Ky Evropian ka vërtetuar se tabutë janë bërë për tu thyer, statistikat kanë jo shumë rëndësi, pasi përballë do të kenë një skuadër krejtësisht ndryshe nga ajo që mposhtën ne 2014: “Franca është një ekip me nivel të lartë. Në ndeshjen e fundit kundër Islandës ishin të jashtëzakonshëm por shfaqen edhe shumë pika të dobëta, do të përpiqemi të shfrytëzojmë. Kjo është një ndeshje shumë emocionuese, djemtë janë të motivuar për të shkuar më tej”, u shpreh Loew në konferencë për shtyp.

Kualifikimi në një ndeshje epike si ajo kundër Italisë la shumë pasoja në radhët e Gjermanisë, por në vigjilje të gjysmëfinales, trajneri Loew ka marrë një lajm pozitiv. Kapiteni Bastian Schweinsteiger është stërvitur rregullisht me pjesën tjetër të skuadër, fakt të cilin e konfirmon edhe Loew: Shvajni është stërvitur rregullisht, është në 100%, ai është një lojtarë shumë i rëndësishëm për ne, mbi të gjitha për shkak të eksperiencës që ka. Megjithatë duhet të zëvendësojë lojtarë si Sami Khedira Gomez dhe Hummels, iu siguroj se nuk është aspak e lehtë.

Sipas të përditshmes Gjermane Bild, Loew pritet ta nisë sfidën me skemën 4-2-3-1, Neuer në portë, Kimmich, Howedes, Boateng e Hector në mbrojtje, para tyre Schweinsteiger e Kroos, ndërsa Muller, Ozil e Draxler do të jenë në mbështetje të Mario Gotzes.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.