Lojtarët e Kukësit as në tokë e as në qiell, e ardhmja enigmatike

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja/ Duket se situata tek Kukësi po shkon drejt pasigurisë. Pas deklaratave të presidentit Gjici se do të rishohë pozicionin e tij në krye të skuadrës, dhe deklarateve të tjera se ai është pranë marrjes së ekipit të Vllaznisë, duket se shumë lojtarë aktualë të Kukësit kanë filluar të ndihen të pasigurt për të ardhmen e tyre tek ekioi verilindor.
image
Ata kanë filluar kontaktet me ekipet e tjera të Superligës, pasi nuk dihet se çfarë do të ndodhë me ta. Disa prej tyre që janë të preferuarit e Gjicit mund t’a ndjekin atë edhe tek skuadra shkodrane. Duket se ekipi kuksian është në pasiguri totale, pasi ende nuk ka dalë asnjë biznesmen që të kërkojë ekipin e Kukësit. Skuadra do të zhvillojë sot një seancë stërvitore, pas dy ditësh pushim prej ndeshjes me Legian, por lojtarët nuk janë as në tokë e as në qiell.
image
Ndërkohë në ankth mund të jenë edhe stafi teknik dhe lojtarët e Vllazisë, kjo për shkak se ndonjëri prej tyre mund të mos bëjë pjesë në planet e drejtuesve të rinj (gjithmon nëse do të afrohen).

S'KA KOMENTE

Comments are closed.