Lojtarët e Kukësit “mbushin xhepat”

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja / Ditë feste te Kukësi. Presidenti Safet Gjici ka shpërblyer skuadrën e tij pas fitores së fundit në kampionat javën e fundit ndaj Teutës. Veç pagave mujore që morën ditën e djeshme, lojtarët janë përballur edhe me një surprizë të bukur.

Presidenti Gjici u ka shpërndarë edhe premion e premtuar për fitoren në kampionat, e cila ishte vërtetë e majme. Bëhet fjalë për 20 mijë euro që është shpërndarë në mënyrë të barabartë, duke motivuar kështu akoma më shumë lojtarët.

Sipas asaj që shkruan “Panorama Sport” që luajtën titullarë në fitoren e arritur në Durrës ndanë mes tyre 13 mijë euro, ndërsa pjesa tjetër prej 7 mijë eurosh i takoi stafit teknik dhe atyre që nuk u aktivizuan.

Pas kritikave të bëra ndaj ekipit pas ndeshjes me Vllazninë, duket se ky është një sinjal mbështetje nga ana e presidentit Gjici i cili këtë sezon kërkon me ngulm titullin kampion.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.