Lojtarët e Partizanit premio për çdo ndeshje

0
SHPËRNDAJE

partizaniSuperiorja/ Partizani mbetet skuadra e vetme që rivalizon Skënderbeun këtë sezon në luftën për titullin kampion. Të kuqtë kryeqytetas mbeten 4 pikë prapa korçarëve kur kanë mbetur edhe 9 ndeshje për t’u zhvilluar. Drejtuesit e skuadrës se Partizanit duket se kanë gjetur një zgjidhje për të motivuar akoma më shumë lojtarët që të luftojnë deri në fund për titullin kampion që mungon prej 23 vitesh tek kjo skuadër. Sipasa asaj që kanë raportuar mediat e shkruara, presidenti Demi ka vendosur që të japë premio për ekipin në çdo takim që do të luhet tani e në vazhdim. Pavarësisht se sfida për titull është diçka që të motivon vetiu, drejtuesit kanë menduar që të bëjnë këtë gjë për t’i dhënë edhe shtysën e tyre lojtarëve të kuq.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.