Lojtarët e Partizanit, teste fiziko-mjekësore te doktorët e Kukësit

0
SHPËRNDAJE

Superiore – Kur ende s’ka mbaruar mirë jehona e kampionatit të sapopërfunduar duket se te Partizani kanë nisur të mendojnë seriozisht për sezonin e ri, që pwr ta nis me aventurën e Kupave të Evropës. Përveçse nga njëra anë drejtuesit vijojnë me studimin e përforcimeve të mundshme, nga ana tjetër lojtarët e kuqtë vazhdojnë prej kohësh stërvitjet me dy seanca në ditë.

testeMjeksor
Raçiç, në një moment kontrolli nga doktori Pertef Rusi

Ndërkohë që sot kanë kryer edhe testet fiziko-mjekesore (siç tregon fotoja e mësipërme). Kurioz në këtë drejtim është fakti se i kanë bërë testet te klinika e mjekeve Rusi, që në fakt janë doktorët e Kukësit, tjetër ekip që do të marrë pjesë në Kupat e Europës, por që ende s’ka filluar përgatitjet. Gjithsesi duket se për dy Pertefin dhe Perlin ka qenë një lloj rikthimi në të kaluarën, pasi kanë qenë figurat kryesore të stafit mjekësor të klubit të kuq në kohën e Xhanit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.