Lojtarët më të paguar të Ligës Amerikane të Futbollit

0
SHPËRNDAJE
Loading...

kaka

Dy lojtarët më të paguar të MLS janë Riccardo Kaka dhe Sebastian Giovinco. Ish milanisti, sot fantazist i Orlando City ka një page fikse prej 6 milionë e 600 mijë dollarë që arrin në 7 milionë e 145 mijë me bonuset. Sebastian Giovinco i cili aktivizohet te Toronto është një tjetër lojtar i cili ka një pagë më të lartë se 7 milionë dollarë. Klubi i Torontos së bashku me Los Angeles Galaxy, Seattle Sounders dhe New York City janë skuadrat që ofrojnë pagat më të larta të kampionatit, ish lojtari i Romës Bradley përfiton 6,5 milionë ndërsa Altidore 4,75 milionë dollarë. Pagat e lojtarëve në futboll në SHBA funksionojnë ndryshe nga sportet e tjera si basketbolli, bejzbolli dhe hokej pasi tutelon pagat e “lojtarëve promovues”, ata të cilët kontribuojnë për përmirësimin e imazhit të futbollit amerikan. Në këtë mënyrë ka shumë klube që ofrojnë pagesa shumë të larta për lojtarët që kanë bërë historinë e futbollit europian, edhe pse Andrea Pirlo fitonte më tepër te Juve.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.