Lojtari i Bayern Munchen dëshiron të luajë për Kosovën

0
SHPËRNDAJE

Leart Sulejmani2

Leart Sulejmani, futbollist i ekipit të juniorëve në Bayern Munich synon të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës.
Sulejmani 17-vjeçar, i cili luan si mbrojtës i djathtë, dhe po e zhvillon një sezon shumë të mirë, duke rënë në sy të shumë skautëve të klubeve tjera. Por, fakti që Bayern Munich është njëri prej klubeve më të mëdhenj jo vetëm në kontinentin e vjetër, por në gjithë botën, ka bërë që Sulejmani tani për taani mos ta marrë në konsideratë ndonjë lëvizje të mundshme.

“Jam duke zhvilluar një sezon të mirë dhe shpresoj të vazhdoj me këtë formë. Jam i lumtur që jam pjesë e një ekipi siç është Bayern”, thotë Sulejmani në një bisedë me “Zërin”.  Ai ëndërron që të depërtojë në ekipin e parë të gjigantit gjerman, por është i vetëdijshëm se do ta ketë shumë të vështirë që ëndrrën e tij ta bëjë realitet.

“Jam duke punuar shumë në këtë drejtim, por për të hyrë në ekipin e parë të Bayernit është diçka shumë e vështirë, pasi ky është klubi më i mirë në botë”, theksoi ai. Mirëpo, depërtimi në ekipin kryesor të Bayern Munichut nuk është qëllimi i vetëm i tij. Krahas kësaj, ai e ka edhe një dëshirë tjetër. Po shpreson që sa më shpejt të ftohet edhe në Përfaqësuesen e Kosovës.

Ai thotë se është i gatshëm ta respektojë hallkën zinxhirore, pra të luajë prej ekipit të shpresave të Kosovës, dhe me kalimin e kohës të konkurrojë për depërtim në ekipin e Albert Bunajkit. “Dëshira jem e madhe është të luaj për kombin tim, për vendin tim, Kosovën.
Shpresoj që të ftohem, pasi deri më tani askush nuk më ka ftuar, as në Përfaqësuesen U-19. Të luash për vendin tënd është një ndër i madh, andaj shpresoj të marr një ftesë”, u shpreh Sulejmani.
Leart Sulejmani

S'KA KOMENTE

Comments are closed.