Lojtari i Kombëtares bullgare pranë Flamurtarit

0
SHPËRNDAJE
Loading...

460x524
Yordan Miliev kur kalonte te Levski

Duket se Flamurtari po e vë fuqimisht që tani kandidaturën e vet për të synuar trofeun e madh të futbollit shqiptar për sezonin e ardhshëm 2015-16, duke afruar pranë vetes lojtarë cilësorë që kanë përvojën dhe karakteristikat e nevojshme për të arritur synimet e saj madhore.

Kështu bëhet e ditur se te klubi i Flamurtarit do të nisë shumë shpejt provën qendërmbrojtësi Yordan Miliev, lojtar i Shkëndijës së Tetovës dhe anëtar i Kombëtares së Bullgarisë. Bashkë me të priten edhe një qendërmbrojtës tjetër dhe një sulmues i huaj, emrat e të cilëve nuk janë zbuluar ende nga klubi vlonjat.

Miliev ka një përvojë shumë të pasur me dy ekipet e njohura bullgare të Lokomotiv Plovdiv dhe Levski e Sofjes ndërsa për pak kohë ka luajtur edhe në Izrael me Ironi Ramat. Vitin e kaluar Miliev luajti për Shkëndijën e Tetovës e ndonëse ka dëshmuar qëndrueshmëri në lojën e tij, stafi vlonjat bashkë me trajnerin çek Levy nuk dëshirojnë të nxitohen por duan ta vlerësojnë nga afër futbollistin bullgar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.