Lojtari i Kombëtares drejt Sionit të Tramexanit

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Ermir Lenjani në radarin e Sionit. Mesfushori i Kombëtares Shqiptare mund të rikthehet në Kampionatin Zviceran pas aventurës jo të suksesshme në Ligue 1 me Rennes.

Lajmin e bën të ditur gazeta “Blick” sipas së cilës, klubi i Sion ka shfaqur interes për të afruar 27-vjeçarin e lindur në Prishtinë.

Dy klubet kanë nisur bisedimet dhe po studiojnë terrenin për një marrëveshje të mundshme që mund të finalizohet gjatë ditëve të ardhshme. Lenjani është një njohje e vjetër e kampionatit zviceran pasi e ka nisur karrierën në vitin 2006 me skuadrën e Winterthur.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU