Lojtari i Kombëtares së Ganës drejt Tiranës

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Skuadra e Tiranës duket se ka filluar vërtet të jetë aktive në merkato. Pas bisedimeve me Bedi Grecën, një tjetër emër del tek klubi bardheblu. Bëhet fjalë për mbrojtësin Tijani Joshua. 24 vjeçari është nga Gana dhe pjesë e ekipit Kombëtar, gjë që tregon edhe vlerat e tij. Ai luan në repartin e mbrojtjes dhe aktualisht është pjesë e Ashanti Gold.

Tijani Joshua me fanellën e Ganës
Tijani Joshua me fanellën e Ganës

Tijani Joshua ka luajtur disa ndeshje edhe me Kombëtarene e Ganës, teksa është ende pjesë e saj. Ai përflitet si një transferim i mundshëm tek Tirana, teksa është një lojtar me vlera duke parë edhe faktin se është pjesë e një Kombëtareje të fortë si Gana. Presim të shohim se çdo të ndodhë ditët në vijim.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.