Lojtari i Shpresave Kuqezi pranon ftesën e Maqedonisë

0
SHPËRNDAJE

10176176_846862971996767_789170484134484269_n
Murati me Partizanin 2014-15

Mevlan Murati është futbollisti shqiptar nga Shkupi që edhe pse zotëron pasaportën shqiptare dhe ka luajtur edhe dy ndeshje miqësore me Shpresat e Shqipërisë, ka vendosur të pranojë ftesën e trajnerit Blagoja Milevski për të veshur fanellën e Maqedonisë U-21.

Murati e ka nisur karrierën profesioniste me Shkëndijen e Tetovës ndërsa paraqitjet e mira me Partizanin e Tiranës vitin e kaluar dhe me FC Shkupin sivjet kanë shtyrë Milevskin ti bëjë ftesë shqiptarit dhe ai menjëherë ka pranuar.

“Sigurisht se jam i kënaqur që kam marr ftesë nga seleksionuesi Milevski dhe shpresoj që kështu me punë të arsyetoj ftesën që më është bërë. Me Shkupin kam pasur një nisje shumë të mirë, si për mua ashtu edhe për vet klubin dhe shpresojmë të vazhdojmë me ritmin e ndeshjeve të mira”, ka thënë lojtari që pritet të luajë në shtator për Maqedoninë në takimet kundër Ukrainës dhe Australisë.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.