Lojtari me ngjyrë “braktis” Tiranën

0
SHPËRNDAJE

Superiorja / Mojse Nkounkou me gjasa nuk do të jetë pjesë e Tiranës në vazhdim, teksa deri më tani mesfushori anësor nuk ka mbërritur në kryeqytet.

Sipas asaj që raportohet në “Sport Ekspres”, 20-vjeçari nuk do të kthehet më, edhe pse Tiranë e ka përfshirë në listën e UEFA-s për kupat e Europës.

Gjatë sezonit të shkuar, Mojse u aktivizua në 32 ndeshje, 27 prej tyre nga minuta e parë. Ai shënoi vetëm një gol në kampionat, atë ndaj Skënderbeut në fitoren 2-1 të regjistruar në fazën e parë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.