Lojtari ngre gjyqtarin “kalapiçi”

0
SHPËRNDAJE

Mbrojtësi i Trabzonsporit Salih Dursun u bë protagonist i një skene të pazakontë një muaj më parë, kur i tregoi kartonin e kuq arbitrit  Deniz Bitnel.

Ky i fundit dha një penallti për Gallatasarain në minutën e 87-të dhe dëboi Dursunin me karton të kuq. I zemëruar nga vendimi, Dursun ia mori kartonin e kuq nga dora gjyqtarit dhe iu kundërpërgjigj, duke ia treguar atij gjithashtu.

Lojtari dhe arbitri u përballën sërish gjatë një miqësoreje të Trabzonsporit me Samsunsporin. Tashmë që gjakrat ishin ftohur, Dursun vendosi paqe me arbitrin, duke e marrë mbi supe deri në pistën e stadiumit, ndërkohë që u përqafua me të gjithë lojtarët.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.