Lorenc Trashi: Tifozët e Partizanit më kërkojnë titullin

0
SHPËRNDAJE

Tre sezone te Partizani, 20 ndeshje këtë sezon dhe një gol i shënuar. Lorenc Trashi është padyshim njeriu që ndryshon ritmin e ekipit të kuq.

Për të vlerësuar rëndësinë e tij në skemat e trajnerit Sulejman Starova mjafton të kthehemi pas në kohë për të analizuar transfertën e Gjirokastrës ku mesfushori 24-vjeçar mungoi dhe Partizani vuajti shumë për të gjetur ritmin. Në prag të derbit të tretë sezonal, lojtari e pranon se kjo është një sfidë shumë e rëndësishme, por jo vendimtare.

“Nuk mund të them që është derbi më i rëndësishëm, por ndeshja e radhës më e rëndësishme duke parë pozicionin që kemi në klasifikim dhe situatën që po kalojnë”.

6 pikë nga Kukësi por ende një sezon i gjatë, Trashi beson se ndeshjet direkte do të jenë vendimtare për çështjen e titullit.

“Kampionati është ende i gjatë duke parë që nuk jemi ndeshur ende me Kukësin dhe Skënderbeun. Mendoj se çdo gjë do të vendoset në ndeshjet direkte”.

Në vijim të intervistës dhënë për SuperSport, Trashi nuk beson se Partizani është favorit për faktin se Tirana po kalon një moment jo të mirë në kampionat pasi në të tilla sfida lojtarët karikohen dyfish dhe ky është një 90 minutësh ndryshe nga ndeshjet e tjera të kampionatit. Ai është një prej lojtarëve më të aktivizuar te Partizani dhe një lider në fushën e lojës dhe ndoshta e ka një përgjigje për shkaqet e ecurisë poshtë pritshmërive në vitin 2017.

“Nuk mendoj se ka çaluar diçka por duhet të jemi më të përqëndruar dhe kjo është një nga shkaqet që kemi lënë pikë rrugës”

Në kryqeytet, derbi jetohet çdo ditë dhe 24-vjeçari e pranon se me kalimin e viteve trendi ka ndryshuar sepse tifozët i kërkojnë diçka më shumë se fitorja ndaj Tiranës.

“Tifozët mendojnë se titulli është kryesor duke ditur që kemi kohë që nuk humbasim në derbin ndaj Tiranës”.

Në fund, mesfushori Lorenc Trashi e pranon se një gol në derbi e ëndërron, por e rëndësishme në të tilla sfida është fitorja dhe jo njeriu që arrin të shënojë. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.