Lorenco , kampion bote edhe nga Markez

0
SHPËRNDAJE

Është Horge Lorenco kampioni i ri i botës ,duke rrëzuar nga froni Mark Markez dhe duke u rikthyer aty pas dy vitesh. Një titull që u vendos që në Malajzi me atë shtytje që Rosi i dha Markezit dhe e detyronte ,që sot në Valencia të nisej i fundit. Në fundjavën spanjolle bën mirë Lorenco duke fituar Pole Postion dhe sot garën. Rosi edhe pse 36 vjec tregon se është aty dhe mund të vazhdojë të garojë në nivele të larta. Ka festë për Jamahan ,që ia del të ketë në vendin e parë dhe të dytë dy pilotë të saj ,duke lënë pas vetes rivalët historik të Honda-s. Lorenco niset i pari dhe e mbron këtë pozicion për 30 xhiro ndaj dyshes së Honda-s Markez – Pedroza. Ndërkohë Rosi niset nga vendi i fundit dhe brenda 10 xhirosh e gjen veten në pozicionin e katërt ,por i mbetur shumë larg nga treshja e kreut dhe pa asnjë shans për të luftuar. Shpresat e tij për ndonjë parakalim nga Markez apo Pedrozës në dëm të Lorencos nuk vijnë dhe në fund duhet të kënaqet me titullin e nënkampionit të botës. Mes dyshes spanjolle të Honda-s ,duket se më i vërtetë u shfaq Pedroza se Markez. Ndërkohë asnjë nga kampionët  e vjetshëm nuk konfirmohen këtë sezon. Jo vetëm Mark apo as vëllai i tij dhe Rabat nuk konfirmohen kampion. Kampionët e rinj janë Horge Lorenco në Moto GP, francezi Johan Zarko me Kaleks në Moto 2 dhe britaniku Deni Kent me Honda në Moto 3.lorenco

S'KA KOMENTE

Comments are closed.