Lorenco niset i pari dhe Rosi i… fundit

0
SHPËRNDAJE

Horge Lorenco fiton provat zyrtare në Valencia duke siguruar nisjen si i pari ,ndërkohë kundërshtari i tij për titullin kampion do niset nga vendi i fundit. Lorenco tregon kështu impenjimin e madh që ka në këtë garën, që mund ti japë titullin kampion bote. Rossi nuk ia del të bëjë mir duke u renditur vetëm në vendin e 12të dhe madje në xhiron e fundit që po provonte të tregonte më tepër nga motori i tij, rrëzohet. Por kjo vlen pak sepse pas dënimit që nuk u ndryshua as në KAS, Rossi do të niset i fundit dhe do duhet të derdhë shumë djersë në pistë. Por jo vetëm Lorencon pasi një problem më vete do të jetë edhe Mark Markez që do të niset i dyti ndërkohë në vijën e parë do të jetë edhe spanjoli tjetër i Honda Repsol, Dani Pedroza. Ndërkohë dy italianët e Dukati, Janone dhe Doviciozo do nisen shumë prapa nga vendet 7të dhe 9të.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.