Lorenzo fiton në Çeki, Rossi vetëm i treti

0
SHPËRNDAJE

imageMoto GP/ Valentino Rossi dështoi të fitonte në Çmimin e Madh të Çekisë, teksa e mbylli garën vetëm i treti pas dy rivalëve Lorenzo dhe Marc Marquez. Legjenda italiane nuk ishte në formën e tij më të mirë teksa u detyrua të kënaqet vetëm me vendin e tretë. Nga ana e tij, piloti spanjoll i Yamahas shok skuadre me Rossin, Lorenzo, zhvilloi një garë perfekte në cirkuitin e tij të preferuar në Brno. Me këtë fitore Lorenzo arrin Rossin në krye të renditjes së përgjithshme me 211 e pikë. Ndërkohë kampioni aktual i botës Marquez e mbylli garën i dyti, dhe aktualisht ndodhet shumë mbrapa rivalëve të tij në luftën për titull, që duket se do të diskutohet midis pilotëve të Yamahas, Valentino Rossi dhe Jorge Lorenzo.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.