Lorik Cana: Krenar për Kombëtaren, të mendojmë ndeshjen e rradhës

0
SHPËRNDAJE

Kombëtarja/ Nuk ka mbetur pa u prononcuar edhe kapiteni i Kombëtares kuqezi, Lorik Cana, pas këtij takimi që bëri historinë e futbollit shqiptar. Lorik Cana u shpreh: “Ishte një ndeshje jashtëzakonisht e fortë, sidomos në pjesën e dytë ku ne vuajtëm shumë për të qënë i sinqertë. Kjo pikë na kënaqe duke parë që tashmë kemi siguruar zyrtarisht edhe vendin e tretë në renditje. Kemi berë historinë e kësaj Kombëtareje dhe kjo gjë na bën krenarë dhe na motivon për të vazhduar përpara.2278302_w2

Sot ishim edhe pak me fat në pjesën e dytë që nuk pësuam gol, por në pjesën e parë ne e vumë lojën nën kontroll. Danimarka nuk u afrua kurrë tek porta jonë dhe nuk na rrezikoi për asnjë çast, por në pjesën e dytë gjerat ndryshuan ndoshta edhe për shkak të lodhjes sonë. U thashë shokëve të ekipi që ku takim tani shkoi dhe duhet harruar, në mënyrë që të shohim përpara për ndeshjen e rradhës. Ditën e nesërme do të stërvitemi, duke parë që kemi fare pak kohë për ndeshjen me Portugalin që është mjaft e rëndësishme për ne.”- ishin fjalët e kapitenint Lorik Cana

S'KA KOMENTE

Comments are closed.