Lorik Cana lexoje! Letra e një prindi që kërkon ndihmë për vajzën e tij

0
SHPËRNDAJE

Një kërkesë për ndihmë i është bërë kapitenit të skuadrës sonë Lorik Cana përpara ndeshjes me Portugalinë. Por që fatkeqësisht ai nuk e ka marrë në dorë.
image
Një qytetar me emrin Isuf Shehu i ka kërkuar 8­-9 mijë euro kapitenit për t’i blerë një karrocë invaliditeti vajzës së tij që ajo të mund të vazhdonte shkollën. Por në pamundësi për ta takuar, këtë letër i’ a ka dhënë gazetarit sportiv Dëfrim Methasani. Ky i fundit nga intensiteti i punës nuk ka mundur t’ia japë letrën Canës. Por në mbrëmje në shtëpi letrën e ka parë vajza e tij, Blerta, e cila e ka postuar në Facebook ku ka ftuar edhe Lorik Canën që ta lexojë atë.

Vajza e gazetarit Methasani e rrëfen kështu, historinë e letrës:

|Lorik Cana :­ Lexoje !

Kjo fjali me 3 fjalë do të më ndante zemrën në 300 copa. Dy ditë më parë, në stadiumin e Elbasan Arena babai im ( DEFRIM METHASANI) do të takonte dike i cili i kërkon vetëm një nder, të dorëzoje dy letra në destinacionin e duhur. Pas mbrëmjes së ndeshjes babi im vjen i lodhur ishte i shtrirë por kishte harruar të merrte diçka në çantë dhe për këtë më këkoi mua ta bëja. Pasi hapa çantën pashë 3 letra por ngurrova ti hapja pasi me dukej se cënoja privatësine e tim eti. E kryeva porosine siç ai me tha dhe mendja më rrinte aty, tek letrat.

Me mendjen se po beja një gabim , i hapa letrat dhe aty lexoj veëm 3 fjalë , Lorik Cana lexoje. U habita dhe nisa ta lexoja. Por ç’mund tju them, ishte e pamundur ta mbaroja letrën, zëri më dridhej dhe disa pika loti pikonin mbi letër. Në këtë letër një qytetar i thjeshte me emrin Isuf Shehu i kishte nisur një kërkesë për ndihmë futbollistit të mirenjohur Lorik Canës dhe miqve te tij , duke iu drejtuar ta ndihmonin. Po ju tregoj pak shkurt rreth letrës se tij .

Ai kishte qenë oficer dhe gjatë punës së tij ai u paralizua nga poliomeliti. Si i tillë kishte nevoje për ndihmë dhe kështu vendos të me dikë qe do ti shërbente por që do ti falte dhe 2 mrekulli. 2 mrekulli , por që njëri prej tyre nuk e ka fatin ta gëzojë jetën si gjithë të tjerët..

Ajo është vajza e tij dhe quhet Sibora por që fatkeqësisht është një fëmijë Tetraplegjik (nuk flet mire , nuk ecën mirë dhe nuk ka memorie të shkelqyer) Mjekët i kanë sugjeruar t’a angazhojnë në shkollë, por ai nuk jeton në qytet dhe nuk ka mundësi t’a cojë vajzën në shkollë në qytet. Ajo që e vret më shumë është pyetja që cdo ditë i bën djali: “Babi , a do të vijë këtë vit Bora me mua në shkollë? Për këtë i kërkon ndihmë futbollistëve qe luajtën atë natë, Lorik Canës, miqve të tij, dhe Cristiano Ronaldos që ta ndihmojnë me një makinë invalidësh , e cila kushton rreth 8000­-9000 Euro”

image

S'KA KOMENTE

Comments are closed.